8.7 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Dënohet me 1 mijë e 600 euro gjobë i akuzuari për ndërtime pa leje në Prevallë

Gjykata Themelore në Prizren, këtë të hënë, e ka dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë të akuzuarin B.K për ndërtim pa leje në fshatin Prevallë.

Fillimisht, gjykata ndaj të akuzuarit B.K ka shqiptuar dënimin prej 6 muajve burgim, por i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me dënim me gjobë, raporton Betimi për Drejtësi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda 15 dite nga pranimi i aktgjykimit.

Ndryshe i akuzuari B.K, në seancën e 6 qershorit 2022, ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 8 shkurt 2022, B.K nga 16 shtator 2021 deri më 9 nëntor 2021, akuzohet se në fshatin Prevallë, në njësinë menaxhuese Gornisellë, saktësisht në zonën e tretë, afër rrugës kryesore “Prevallë – Shtërpcë”, ka kryer punime ndërtimore të kundërligjshme, në zonën e cila sipas ligjit përbën zonë të mbrojtur.

Bazuar në aktakuzë, i njëjti pa leje ndërtimore të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Ndërtim 04/L-110, bënë ndërtimin e tri mureve mbrojtëse si dhe një pllakë betoni, me material të vrazhdë, duke ndërhyrë në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 paragarf 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

Totaj në Ortakoll: Investime e siguri për secilën lagje të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për mandatin e dytë, Shaqir Totaj, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e kësaj zone...

Lajmet e Fundit