35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Dënohet me 10 vjet burg fituesi bjellorus i çmimit Nobel për Paqe

Aktivisti pro-demokratik bjellorus, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, është dënuar me 10 vjet burg. Dënimi i tij është denoncuar si një “padrejtësi e turpshme” nga udhëheqësja kryesore e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Ales i ka kushtuar jetën e tij luftës kundër tiranisë. Ai është një hero i vërtetë i Bjellorusisë dhe do të nderohet shumë kohë pasi diktatori të harrohet”, tha ajo.

Bialiatski u dënua së bashku me aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut, Valiantsin Stefanoviç, i cili u dënua me 7 vjet burg dhe Uladzimir Labkovich me 7 vjet.

Ales Bialiatski ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes demokratike në Bjellorusi në mesin e viteve 1980 dhe ka vazhduar të bëjë fushatë për të drejtat e njeriut dhe liritë civile në vendin autoritar. Ai themeloi organizatën joqeveritare Human Rights Center Viasna dhe fitoi çmimin Right Livelihood Award në 2020.

Bialiatski u arrestua pas protestave të atij viti kundër rizgjedhjes së presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit.

Kur iu dha Çmimi i Paqes në vitin 2022, Komiteti Nobel tha se “me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme personale, Bialiatski nuk është dorëzuar në luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Bjellorusi”, si dhe u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse ta lironin atë.

Komiteti i Nobelit tha gjithashtu në atë kohë se ata ishin në dijeni të mundësisë që duke i dhënë Bialiatskit çmimin, ai mund të përballet me një shqyrtim shtesë nga autoritetet në Bjellorusi. / a2cnn

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit