13.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Dënohet me 16 vite burg e akuzuara për vrasjen e 57-vjeçarit në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 16 vite burgim Nafije Rrafshin, e akuzuar për vrasjen e tanimë të ndjerit Sefer Berisha në vitin 2018 në Malishevë.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga gjykatësi Shaqir Zika, e akuzuara Rrafshi u dënua me 15 vite e 6 muaj burgim për veprën penale të vrasjes, kurse me 1 vit burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ndaj saj u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 16 vite burgim.

Të njëjtës iu shqiptua edhe dënimi plotësues, konfiskimi i armës, si dhe iu vazhdua masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse ndaj të akuzuarës Behare Nura, gjykata sipas detyrës zyrtare ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga ajo e vrasjes në moslajmërim të veprës penale. Për këtë të fundit ajo u dënua me 2 vite burgim, kurse u lirua nga akuza për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Të njëjtës iu ndërpre edhe masa e paraburgimit.

Ndërkaq, i akuzuari i tretë në këtë rast, Granit Alushani u dënua me 1 vit burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

E akuzuara Rrafshi u ngarkua edhe me shpenzimet e procedurës penale në vlerë 400 euro, kurse Nura dhe Alushani me nga 100 euro.

Të njëjtit janë të obliguar edhe me pagesën e shumës prej 50 euro secili, për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjykatësi Zika bëri të ditur se të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndryshe, fillimisht lidhur me këtë vrasje akuzohej vetëm Nafije Rrafshi, mirëpo prokurori Ali Uka kishte kërkuar që gjykimi të ndërpritet, pasi që kishte marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve dhe ndaj dy të pandehurve tjerë, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje me të akuzuarën Nafije Rrafshin e kanë kryer veprën penale të vrasjes.

Këto hetime kanë rezultuar me ngritjen e një aktakuze edhe ndaj Behare Nurës, me dyshimin se e njëjta së bashku me Nafije Rrafshin kanë kryer veprën penale të vrasjes, ndërsa i akuzuari Granit Alushani po ngarkohet vetëm me veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Behare Nura po akuzohet se më 4 gusht 2018, rreth orës 9:30, në rrugën “Habib Zogaj” në fshatin Lladroc të Malishevës, me dashje në bashkëkryerje me të akuzuarën Nafije Rrafshi, për motive të panjohura kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Sefer Berisha, i moshës 57 vjeç.

Tutje sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi dalin nga automjeti i tyre dhe i afrohen automjetit të tani të ndjerit i cili kishte dalë nga rruga dhe ishte ndalur në një breg në afërsi të pyllit, nga një largësi për momentin të panjohur njëra prej të akuzuarave me revolen e tipit TT kalibër 7.62mm ka shtënë nga jashtë automjetit në drejtim të ulëses ku ishte i ulur i ndjeri, ashtu që me njërën prej të shtënave e qëllon atë në anën e majtë të qafës ndërsa me të shtënën tjetër në kokë mbi veshin e djathtë.

Për këtë, ato po akuzohen se kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 178 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

E akuzuara Nura po ngarkohet edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, përkatësisht për mbajtjen pa autorizim të armës të tipit TT kalibër 7.62mm së bashku me 19 fishekë të cilën armë e ka përdorur si në dispozitivin e përshkruar më lartë.

Për armëmbajtjen pa leje të armës dhe fishekë të përshkruar më lartë po ngarkohet edhe Granit Alushani, në atë mënyrë që atë armë të akuzuarit Granit ia jep bashkëshortja e tij Adelina ashtu që më parë atë armë e akuzuara Nafije ia kishte dhënë dëshmitares, përkatësisht vajzës së saj Adelinës për t’ia ruajtur.

Më Shumë

Hoxha nga Prizreni: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Në këtë ligjeratë, ai ka...

Aksident në Prizren, ka të lënduar rëndë

Një aksident trafiku  i rëndë ka ndodhur para disa minutash në rrugën Prizren-Reqan. Sipas informacioneve, nga ky aksident kanë mbetur disa persona të lënduar rëndë. Të...

“Të dal lakuriq…”/ Modelja e njohur pozon e gjitha e zhveshur për 40-vjetorin e lindjes

Modelja seksi, Nicola McLean, vendosi që 40-vjetorin e lindjes ta festonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo vendosi që me ndjekësit e...

Gastronomët dalin me një kërkesë të re pasi filloi të ftohet koha

Masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë janë ende në fuqi, numri i të infektuarve është ende mbi 250 në ditë. Prandaj edhe trotuaret e...

Kadare uron gruan e jetës!

Dikur, studentja bukuroshe e dashuruar me shkrimtarin e ri. Helena Kadare – bashkëshortja fatlume e autorit më të madh bashkohor të letrave shqipe, feston...

Leonora Jakupi mahnit me pozat e radhës nga pushimet

Leonora Jakupi prej ditësh ka nisë pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Bodrumin në Turqi. Këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash postimet në rrjetet...

Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinje. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë...

Tayna provokon me të brendshme nga ballkoni

Reperja Tayna po vazhdon të provokojë me foto joshëse në Instagram. Derisa ajo ka pasur të veshur një palë të brendshme, Tayna shihet se është...

Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë – Kurti: Përfitues edhe studentët e vendeve të rajonit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në...

Deputeti i LDK-së i jep fund beqarisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën e tyre. Jo shumë kohë nga...

MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

Nga e marta qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Kështu thuhet një njoftimin...

Digjen sipërfaqe pyjore në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit raportohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e pyllit, shkurre dhe bari i thatë, raporton PrizrenPress. Njësit e zjarrfikëseve kanë...

117 të vdekur brenda një jave në Kosovë

Brenda një jave janë shënuar 117 viktima nga Covid-19. Numri i rasteve të vdekjes është shtuar kohëve të fundit, si pasojë e Coronavirusit. Vetëm për një...

E tmerrshme: Nëna vret tri vajzat e saj disa ditë pasi u transferuan në shtëpinë e re

Një nënë dyshohet se i vrau tre fëmijët e saj vetëm disa ditë pasi ajo i transferoi ata në Zelandën e Re për të...

Kosova ngjitet për gjashtë pozita më lartë në renditjen e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka publikuar  listën e renditjes së re të Kombëtarëve. Kosova e cila ka qenë më herët në vendin...

Sot përballje të forta në BKT Superligë, ja kush me kë luan

Xhiroja e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar. Kjo javë nisi me dy...

Lajmet e Fundit