13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Muriqi: Do ta shihni këtë sezon Muriqin e vërtetë

Në sezonin debutues, Muriqi ka bërë 34 paraqitje me Lazion, ka realizuar vetëm një gol. Ai ka dhuruar edhe një asist. Sulmuesi i Kosovës premton më shumë në të ardhmen

Vedat Muriqi tregon “dhëmbët” ende pa nisur sezoni.

Sulmuesi shqiptar i Lazios, i cili nuk la gjurmë në sezonin e tij të parë në Serie A, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga skuadra e kryeqytetit italian.

Ai ka premtuar se në sezonin e dytë, do të zbresë si një tjetër lojtar, do të tregojë fytyrën e vërtetë.

Në intervistën për “Lazio Style Channel”, Muriqi foli edhe për trajnerin e ri, Maurizio Sarri si dhe shqiptarët që ka në ekip, Hysaj dhe Strakosha, me të cilët ka luajtur në të kaluarën.

“Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat.  Kisha dy sezone rresht që nuk zhvilloja fazë përgatitore, vitin e kaluar u infektova edhe me Koronavirus. Po punojmë mirë, gjithmonë do të ndihem më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”, u shpreh ai.

“Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të jetë e nevojshme, por në çdo rast do të jem i lumtur që mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë.”

“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshen kur ishim të gjithë te U-21 e Shqipërisë. Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor i shkëlqyeshëm”.

“Skema? Do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne kemi një nga trajnerët më të mirë në botë

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit