9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Dënohet me 205 vjet burgim amerikani që vrau 5 familjarë

Një burrë 44-vjeçar nga Wisconsini i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me mbi 200 vite burgim dhe 105 vjet vëzhgim, pasi në qershor është deklaruar fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij.

Christopher Stokes është raportuar se i kishte telefonuar vetë autoritetet pas të shtënave të 27 prillit të vitit të kaluar, shkruan “Fox News”.

“Sapo e masakrova tërë familjen time. Pushka është ende në katin e sipërm me trupat. Sapo e vrava tërë familjen me ‘Mossberg’-un tim”, është raportuar të ketë thënë ai në bisedën telefonike me shërbimet emergjente.

Madje, ai kishte bërë dy telefonata në mëngjesin kritik dhe ishte ulur në shkallët jashtë shtëpisë, kur autoritetet kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia e kishte bastisur shtëpinë e tij, duke gjetur një armë të tipit “Mossberg” në një dhomë gjumi.

Avokati i të dënuarit kishte kërkuar dënim prej 35 vjetësh për klientin e tij. Të vrarë në sulm kishin mbetur: Teresa Thomas, 41 vjeçe, Marcus Stokes, 19 vjeç, Lakeitha Stokes, 17 vjeçe, Tera Agee, 11 vjeçe dhe Demetrious Thomas, 14 vjeç.

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit