4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Deputetët mbështesin Projektligjin për veteranët e UÇK-së

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës e mbështetën në parim Projektligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e prezantoi kryeministri Hashim Thaçi. Kreu i Qeverisë tha se këto beneficione përcaktohen me ligj për shkak të nderit dhe respektit që veteranët gëzojnë në popull dhe si njohje e sakrificës së tyre sublime.

Data 30 dhjetor do të përcaktohet si Dita e Veteranit. Kjo është përcaktuar në Projektligjin për veteranët e UÇK-së, të cilin në Kuvend e prezantoi kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe beneficioneve të veteranëve të UÇK-së dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre.

“Realizimi i të drejtave në beneficione të përcaktuara me ligj bëhen për shkak të nderit dhe respektit që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe më gjerë. Veteranët e UÇK-së të cilët me sakrificën e tyre sublime dhanë kontribut të lartë, udhëhoqën luftën çlirimtare me karakter mbrojtës dhe çlirimtar dhe me qëndrimin e tyre të ndershëm dhe patriotik janë shembull për brezat e ardhshëm”, u shpreh Thaçi, transmeton RTK.

Anton Çuni nga LDK-ja i dha mbështetje në emër të grupit, por kërkoi që ky ligj të jetë gjithëpërfshirës, e mos të jetë përjashtues në aspektin kohor e organizativ.

“Duhet krahas komandave të zonave dhe shtabit të përgjithshëm të radhitet edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, si një nga akterët e rëndësishëm të organizimit, mobilizimit, mbështetjes dhe ekzekutimit të operacioneve për çlirimin e territoreve të Kosovës”, tha Çuni.

Edhe Faton Topalli nga Vetëvendosje i dha mbështetje projektligjit, siç u shpreh ai, për shkak të veteranëve, jo pse projektligji është i mirë.

“Ky ligj është i mirë për vota, por jo për ndihmë të mirëfilltë dhe vlenë vetëm para zgjedhjeve, por nuk garanton zbatueshmëri pas zgjedhjeve”, tha Topalli.

Edhe grupet tjera parlamentare i dhanë mbështetje projektligjit për veteranët e UÇK-së, me të cilin rregullohet çështja e kategorizimit të veteranëve të UÇK-së, përfshi edhe procedurat e konstatimit të statusit të veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, me këtë projektligj përcaktohen edhe të drejtat në beneficione për veteranët dhe familjarët e tyre, siç është pensioni personal i veteranit, pensionet e trashëgimtarëve, e drejta në shërbime shëndetësore falas, përparësia në punësim dhe beneficione të tjera.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë

Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz...

Lajmet e Fundit