9.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Dështon funksionalizimi i Zyrës së Gjendjes Civile në Gjonaj

Përfaqësues politikë nga fshati Gjonaj kanë shprehur zhgënjimin me mosfunksionalizimin e Zyrës së Gjendjes Civile në këtë vendbanim të madh të Hasit.

Haziz Hodaj, që njëherësh është këshilltar i LDK-së në KK-në e Prizrenit, ka deklaruar se ish-qeverisja për tre vjet e ka ndërtuar këtë zyre, ndërkohë që qeverisja aktuale, sipas tij, para një viti kishte premtuar se do ta funksionalizonte në afat të shpejtë kohor dhe se deri tani ky zotim nuk është përmbushur, shkruan sot Koha Ditore.

“Ekziston një zyre e gjendjes civile në Gjonaj e ndërtuar për tri vjetësh nga ish- pushteti. Tri vjet ka zgjatë ndërtimi i saj. Dhe premtimi i drejtorit të Administratës që nga ditët e para që është emëruar në këtë pozitë ka qenë se brenda dy jave do të aktivizohet kjo Zyre e Gjendjes Civile. Por ende qe një vit e sa nuk është lëshuar në punë”, ka thënë Hodaj.

Më Shumë

Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas në Malishevë, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 5 shkurt, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një...

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

Lajmet e Fundit