Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje shtesë lidhur me një aksion të zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Prizrenit, ku pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm.
“Me datë 19.08.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor Prizren, pas një pune të përkushtuar hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, kanë zbatuar urdhër kontrolli në disa lokacione,” thuhet në njoftimin e policisë.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Gjatë aksionit, që u zhvillua me asistencën e njësive tjera përfshirë patrullat policore, njësitin e NJRSH-së, inspektorët e ATK-së dhe ata të tregut komunal, janë identifikuar dëshmi të qarta për veprimtari të kundërligjshme.
“Janë gjetur dëshmi dhe fakte të cilat konfirmojnë dyshimet për veprimtari të kundërligjshme. Materialet e dyshimta janë sekuestruar përkohësisht si prova në procedurë penale,” saktëson më tej policia.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar pesë persona. “Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy prej tyre, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”,, thuhet në njoftim.
Po ashtu, një nga lokalet ku dyshohej se zhvilloheshin aktivitetet e bixhozit është mbyllur nga inspektorët komunalë dhe i janë vendosur vulat zyrtare. Për shkeljet tjera të konstatuara janë hartuar procesverbale përkatëse nga inspektorët përkatës.
Policia thekson se rasti mbetet ende nën hetim, ndërsa ripërsërit angazhimin e saj për t’i dhënë fund veprimtarive të jashtëligjshme.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”./PrizrenPress.com/
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren