Dezdemona e Inva Mulës u transmetua nga Televizioni Kombëtar i Francës

inva mulaaaaSopranoja me famë botërore, Inva Mula edhe pse ka jetësuar disa herë rolin e Dezdemonës në operën Otello, duket se performanca e fundit e transmetuar edhe nga televizioni shtetërorë i Francës ka bërë për vete jo vetëm kritikët e artit.

Ajo është vlerësuar se ka pasur një paraqitje të përsosur skenike, të dhuruar bukur
“Otello”, ishte shfaqja operistike e fundit ku artistja shqiptare, Inva Mula është ngjitur në skenën e Festivalit më prestigjioz të Francës “Les Choregies d’Orange”, ku Mula ka shkëlqyer ne rolin e Dezdemonës.

Në amfiteatrin 2 mijë vjeçar, performanca e Mulës është vlerësuar të jetë një paraqitje e përsosur skenike, e dhuruar bukur. Ndërkohë, krejt këtë mrekulli kanë pas rast ta ndjekin edhe miliona shikues francez, pasi që Televizioni Kombëtar Francez “France 2”, ka transmetuar drejtpërdrejtë këtë shfaqje operistike ku ka interpretuar sopranoja me famë botërore, Inva Mula. Për rëndësinë e kësaj paraqitje, vetë Inva Mula ka folur edhe në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus./KultPlus.com

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit