Vdes një person nga Prizreni në QKUK

Një person ka vdekur në Prizren si pasojë e lëndimeve trupore që kishte pësuar gjatë kontrollimit të një objekti.

Viktima ka ndërruar jetë në QKUK, njofton policia.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit