13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Diplomacia nuk është rast për të bërë “Selfie”

Nisma per kosove1Të gjithë pajtohemi në një pikë: Dialogu është instrument i patjetërsueshëm i demokracisë! Por, për dialog demokratik nevojitet që t’i jepet fund VIZIONEVE TË KALUARA që gjeneruan shumë fatkeqësi në këtë pjesë të Evropës.

Ata që kanë pasur mundësi të përcjellin Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 27 maj të 2014 kanë mundur të konstatojnë se Presidenti serb, Tomisllav Nikoliqi (bashkëthemelues i partisë me Sheshelin) përsërit fjalë për fjale fjalimin që Millosheviqi e mbajti me rastin e hapjes së procesit gjyqësor kundër tij në Hagë. Fjalimit të Millosheviqit, Tomisllav Nikoliqi, i shtoi vetëm Raportin e Dik Martit.

Logjika e vjetër e Presidentit të ri serb, Tomislav Nikoliqit, ka mundur t’i befasojë të tjerët por jo edhe NISMËN për Kosovën.

Para se ta mbante fjalimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Tomisllav Nikoliqi e testoi opinionin publik ndërkombëtare përmes një interviste të publikuar më 9 prill në gazetën vjeneze “Die Presse”.

Përveç Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, askush nuk reagoi ndaj gënjeshtrave të vjetra që shtetit të Serbisë për Çështjen e Kosovës.

Po e përmendim këtë shembull sepse ilustron shumë mirë se me cilët politikan Qeveria që po IK e Hashim Thaçit ka “DIALOGUAR”. Dialogu i deritashëm ka qenë frytdhënës vetëm për Serbinë. Qytetarëve të saj iu hoqën vizat dhe lirshëm mund të qarkullojnë në hapësirën e Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar dhe Kosova është shndërruar në “ZORRË QORRE” të Evropës.

Në rrafshin diplomatik Kosova ka dështuar plotësisht. Ky dështim ka ndodhur për shkak të atyre që diplomacinë e shohin vetëm si mundësi honorari dhe rast për të bërë “SELFIE”!

Që nga përfundimi i Luftës në Kosovë, Diplomacia serbe ka ribotuar disa herë të ashtuquajturin “Libër i Bardhë”, në disa gjuhë të botës dhe ka shpërndarë falas me mijëra faqe për të nxirë shqiptarët dhe për të përhapur vizionin e tyre për Kosovën. Shteti i Kosovës nuk publikoi as një faqe të vetme!

PËR NISMËN nuk ka turp më të madh se pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, në opinionin publik ndërkombëtarë janë përmbysur rolet: Serbia, nga XHELATI është shndërruar në VIKTIMË!Ndërsa Kosova paraqitet si PERSEKUTORE!

NISMA për Kosovën do të mbështetë projekte që do të ndriçojnë tërësisht krimet serbe në Kosovë dhe do të angazhohet në përgatitjen e një padi penale për gjenocidin serb në Kosovë. Për të realizuar këtë objektivë ne do të kërkojmë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtare me qëllim që padinë ta dorëzojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që të gjykohet krimi i gjenocidin serb.

NISMA për Kosovën do të insistojë që DIALOGU TË VAZHDOHET me temat që janë URGJENTE:

1. Ndriçimi i të gjitha krimeve në Kosovë dhe kthimi i kufomave që mbahen Serbi,

2. Kthimi i fondit pensional, që u plaçkit nga shteti serb,

3. Kërkimi i faljes për krimet e gjenocidit në Kosovë dhe riparimin e dëmeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare penale.

Kanë kaluar gjashtë vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë konstatojmë se procesi i njohjes nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara ka stagnuar. Pa asnjë ngurrim mund të themi se rezultatet e arritura deri tani janë kryesisht rezultate të miqve tanë, sidomos të SHBA-ve e jo rezultate të atyre që diplomacinë e shohin vetëm si mundësi honorari dhe rast për të bërë “SELFIE”

Për dallim nga funksionimi i deritanishëm, NISMA për Kosovën do të angazhohet në të gjitha drejtimet me qëllim që të zhbllokohet procesi i NJOHJEVE të pavarësisë së shtetit tonë.

Kemi ardhur në një situatë të çuditshme: Një numër i madh i shteteve anëtare të Konferencës islamike, përmes “miqve” të tyre në Kosovë, që kanë themeluar edhe parti politike mbi bazat fetare, kanë arritur ta shtrojnë si kërkesë politike mundësinë që nxënëset të shkojnë me shamia në shkollë. Këtyre partive fetare nuk u bën përshtypje se një numër i madh i shteteve të Konferencës islamike nuk e njohin pavarësinë e shtetit tonë, ku shumica e popullsisë janë mysliman por e mbështesin Serbinë, që ka kryer gjenocid mbi myslimanët.

Shpesh thuhet se MËRGIMTARËT JANË AMBASADORËT MË TË MIRË TË KOSOVËS! Ka me mijëra kuadro të profileve të ndryshme, të shkolluar në vendet e demokracive perëndimore dhe anë e kënd botës, të cilët janë injoruar tërësisht. Deri tani ata nuk kanë pasur mundësi të shpalosin kualitetet e tyre në interes të Kosovës! U kemi dërguar si përfaqësues diplomatik njerëz që nuk flasin mirë as gjuhën shqipe se lëre më ndonjë gjuhë të huaj.

NISMA për Kosovën do t’u hapë rrugë profesionistëve dhe do t’i japë fund nepotizmit dhe logjikës së “jaranisë” që ka dominuar në Ministrinë e Punëve të jashtme të Kosovës.

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Rahovec, mbahet punëtoria për mbrojtje nga dhuna në familje

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit