Iniciativa për organizimin e “Ditës së Plisit” në Prizren ka marrë mbështetje institucionale, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e traditave kombëtare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët si familje vazhdojnë ta kultivojnë dhe ruajnë këtë simbol të rëndësishëm të identitetit shqiptar.
“Mirëprita sot Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët si familje vazhdojnë ta ruajnë dhe kultivojnë një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar – plisin”, ka shkruar Totaj në Facebook, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, kjo familje planifikon ta ringjallë këtë traditë përmes organizimit të “Ditës së Plisit”, e cila sivjet përkon me përvjetorin e Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
“Komuna e Prizrenit do të vazhdoj t’i mbështes idetë dhe iniciativat e tilla që mbajnë gjallë traditat tona dhe forcojnë identitetin kulturor”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/