Dita e Veteranit/ Totaj përkujton sakrificën e veteranëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar sakrificën dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Ai ka sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi edhe rezistenca e armatosur e UÇK-së.

“Më 30 dhjetor 1991 familja Jashari filloi përballjen me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga aty filloi edhe rezistenca e armatosur e UÇK-së. Sot, pikërisht në këtë datë, shënohet Dita e Veteranit për ta përkujtuar sakrificën dhe kontributin e luftëtarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime dhe Lavdi!” – thuhet në postimin e Totajt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit