8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Ditëlindja e Skënderbeut

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444, mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë Otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër osmanëve në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461.

Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot-Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Më Shumë

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Aktivitete ndërgjegjësuese në Prizren për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar 18 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve – përmes dy aktiviteteve me...

Lajmet e Fundit