Djali rrah babain në Suharekë, shkak prona

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla, madje ato raportohen çdo ditë. Viktimë e kësaj dhune janë gratë, burrat , fëmijët por edhe prindërit që sulmohen nga prindërit e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë ku një person është arrestuar nga Policia, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur babain e tij.

Sipas policisë deri tek ky sulm ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një konteksti pronësor që viktima dhe i arrestuari kishin mes vete.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në Suharekë.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit