21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

DokuFest sjell të nominuarit për Oscar

DokuFest në bashkëpunim me Shorts TV, një kanal i dedikuar filmave të shkurtër nga filmbërësit nëpër gjashtë kontinente, ju sjell të nominuarit për çmimin Oskar – pjesë e programit special të DokuFest-it.

Pesë filmat e nominuar për “Oscar” do të shfaqën gjatë edicionit të sivjetëm të festivalit në Prizren.

Shorts TV është kanal që shfaq filmat e shkurtër të zhanrit “live action”, animacion dhe dokumentar nga festivalet e filmit më të famshëm në botë, si dhe nga furnizuesit e pavarur. Nëpërmjet shfaqjëss së këtyre filmave, kanali ju ofron filmbërësve profesionistë të cilët prodhojnë filma të shkurtër një platformë të pashembullt botërore për të promovuar filmat dhe zhvilluar karrierën e tyre.

Ky është viti i parë që DokuFest bashkëpunon me Shorts TV, dhe filmat e përzgjedhur janë paraqitur më poshtë:

Alles wird gut (Everything Will Be Okay)
(dir. Patrick Vollrath)
Një baba i shkurorëzuar merr vajzën e tij 8 vjeçe, Lea. Fillon si çdo fundjavë e dytë të cilën ata e kalojnë së bashku, por pas një kohe, Lea e ka ndjenjën se diçka nuk është në rregull.

Ave Maria
(dir. Basil Khalil)
Rutina e qetë e 5 murgeshave palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor çrregullohet kur një familje izraelite vendoset aty mu në kohë të Shabatit.

Day One
(dir. Henry Hughes)
Bazuar në ngjarje të vërtetë. Përkthyeseja për njësitin e ushtrisë amerikane ballafaqohet me ndërlikime brutale derisa ata kërkojnë një terrorist lokal.

Shok
(dir. Jamie Donoughue)
Me eskalimin e situatës në Kosovë, miqësia e dy djemve vihet në provë maksimalisht në këtë dramë të fuqishme dhe të në ngjarje të vërteta.

Stutterer
(dir. Benjamin Cleary)
Mbretëria e Bashkuar, Irlandë/ UK, Ireland – 2015
Greenwood ka vetëm një lidhje me botën reale – një marrëdhënie online. Pas 6 muajve, Ellie vije në Londër për t’a takuar, dhe gjithçka mund të shkatërrohet. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla

Rënia e natalitetit, emigracioni dhe zbrazja e fshatrave po e kthejnë arsimin në një histori të mbylljes së heshtur. Në 10 vitet e fundit, mbi...

Filloi Shkolla Verore Ndërkombëtare në Prizren

Me një ceremoni solemne të zhvilluar më 30 korrik 2025 në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, dje u hap zyrtarisht Edicioni i Katërt...

Lajmet e Fundit