Dorëhiqet trajneri i Rahovecit

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur që Muhamed Thaqi që nga sot nuk do të jetë më kryetrajner i Rahovecit.

“Muja” në llogarinë e tij personale shkroi se ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, vendim i cili vjen një ditë pas humbjes që Rahoveci e pësoi me Pejën.

Detyrën në fjalë Thaqi e kishte marrur me të filluar ky sezon i Superligës, ndërkohë që pas 14 xhirove të para, Rahoveci ka vetëm 2 fitore dhe ndodhet në vendin e fundit në Superligë.

Ndërkohë, klubi i Rahovecit ende nuk ka bërë ndonjë postim zyrtar në lidhje me dorëheqjen e kryetrajnerit Muja.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit