16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Dramë në kufirin në Morinë: Policia gjuhet me armë nga disa persona

Policia e Shtetit informoi sot se në Morinë u godit një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion shtetet e BE-së.

Lidhur me rastin, u arrestuan gjashtë shtetas sirianë dhe një algjerian, derisa një tjetër u shpall në kërkim.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve hapën zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Po vazhdon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasit: -A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.”, bëri të ditur Policia.

Operacioni “Strukturimi”, sipas njoftimit, po vazhdon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më Shumë

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Lajmet e Fundit