17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Drejtësia, buzë humnerës

Analisti Naim Kelmendi ka konsideruar se EULEX-i për kaq vite ka dështuar në misionin e tij në sundimin e ligjit dhe në të shumtën ka pasur disa raste të arrestimeve për krime të rënda, por që kanë mbetur më shumë për shou mediatik, ngase asnjëherë nuk i ‘kapi’ ‘peshqit e mëdhenj’

Në sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër janë ndërlidhur interesat e grupeve politike dhe atyre parapolitike, ku bashkë me grupet e mafio-bizneseve nuk kanë dashur që drejtësia të funksionojë si e pavarur, ndërsa në anën tjetër sindroma e të nënshtruarit, që pret urdhra si të veprohet, është bartur nga sistemi i kaluar në këtë gjeneratë, e cila si duket tranzicionin në drejtësi e paska përjetuar në mënyrë traumatike, prandaj këndellja e sistemit të drejtë- sisë mund të bëhet vetëm me një brez tjetër, i cili është i arsimuar dhe kompetent për ta vënë në binarët e duhur drejtësinë në Kosovë.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa kanë thënë se nevojitet një ndërhyrje ndërkombëtare për ta nxjerrë një ligj VETINGu sikur në Shqipëri, ku për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërhyjnë drejtpërdrejt ndërkombë- tarët dhe vetëm në këtë mënyrë mund ta heqim disi sistemin e drejtë- sisë nga kthetrat e mafio-politikes. Ndaj është shtruar edhe çështja se si të tejkalohet një gjendje e tillë, ku ani pse edhe kaq shumë vite pas luftës, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka mbetur thuaja në fazën tranzicionale me EULEX-in, që si duket i ka çuar duart, duke mos qenë në gjendje ta përmbushë misionin e tij në sundimin e ligjit, dhe me Gjykatën Speciale që pritet të fillojë së shpejti. Po ashtu përse nuk mund të ketë në Kosovë asnjëherë sundim të ligjit pa reformën e madhe në drejtësi, siç është ligji i dekriminalizimit, ai i VETTINGut për drejtësinë dhe të gjitha institucionet publike të shtetit, pa ashtu ligji anti-mafia etj ?!
Duhet ndërhyrja ndërkombëtare

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga ‘LDK-ja’, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë asnjëherë nuk u vu në binarë normalë dhe mbeti plotësisht i varur nga politika, e cila nuk e përdori këtë sistem për luftimin e krimit, por për interesat e veta. Sipas tij, struktura qeverisëse e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe në funksion të sundimit të ligjit. “Nevojitet një ndërhyrje ndërkombëtare për ta nxjerrë një ligj VETING-u sikur në Shqipëri, ku për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërhyjnë drejtpërdrejt ndërkombëtarët. Pra, vetëm në këtë mënyrë mund ta heqim disi sistemin e drejtësisë nga kthetrat e mafio-politikës”, u shpreh më tej ai. Sipas tij, EULEX-i është një mision plotësisht i dështuar dhe i komprometuar, dhe se ai nuk arriti aspak ta luajë rolin, për të cilin u formua. “Përveç kësaj, me presionin e PDK-së iu ndryshua roli dhe ky mision tashmë nuk mund të hap raste të reja pa miratimin e vendorëve”, u shpreh Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga ‘LDK-ja’, Adem Salihaj.

Vendorët nuk u treguan seriozë

Analisti Shefqet Dibrani thotë se nuk duhet gjithmonë fajin ta kërkojmë vetëm tek Bashkësia Ndërkombëtare. “Nëse EULEX-i ka qenë një organ këshillues dhe udhëzues për të na mësuar ne si do të duhej për të vepruar, askush nuk na ka faj për joseriozitetin tonë. Askush nuk ka durim tërë jetën ta shpenzojë, duke iu ndenjur mbi kokë, për t’i udhëzuar e kontrolluar strukturat profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Tashmë shihet se sindroma e skllavit dhe e të nënshtruarit është bartur edhe tek kjo gjeneratë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët me sa duket nuk i kanë mësuar dhe nuk i paskan marrë këshillat e mira nga ekspertët e EULEX-it”, ka shtuar ai. Ndërsa sa i përket asaj se përse edhe pas investimit të gjitha atyre parave në sistemin e drejtësisë nuk u kalua nga faza tranzicionale për të pasur një drejtësi larg ndikimeve të politikës, profesionale, të aftë e guximshme në përballje me krimin, Dibrani mendon se në sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër janë ndërlidhur interesa të grupeve politike dhe atyre parapolitike, ku bashkë me grupe të mafio-bizneseve nuk kanë dashur që drejtësia të funksionojë si e pavarur, ndërsa në anën tjetër sindroma e të nënshtruarit që pret urdhra si të veprohet, është bartur nga sistemi i kaluar në këtë gjeneratë, e cila si duket tranzicionin në drejtësi e paska përjetuar në mënyrë traumatike. Ai thotë se këndellja e sistemit të drejtë- sisë mund të bëhet vetëm me një brez tjetër, i cili është i arsimuar dhe kompetent për ta vënë në binarët e duhur drejtësinë në Kosovë.

“Prandaj, pa reforma në sistemin e drejtësisë, pa ligjin për dekriminalizim dhe pa atë të Vetting-ut nuk mund të shkojë shoqëria demokratike përpara. Po ashtu nuk shkohet në reforma me një gjeneratë, e cila është fajtore dhe përgjegjëse për të tashmen kaq të kriminalizuar, prandaj edhe pa spastrimin e listave zgjedhore dhe pa krijimin e Ligjit për verifikim të mandatit, shoqëria jonë nuk do të dalë nga kriza, në të cilën është futur me fajin e një shtrese të korruptuar”, potencoi Dibrani../Kosova Sot/

Më Shumë

Vetëvendosje zyrtarizon Filiz Mustafën për kryetar të Komunës së Sharrit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Filiz Mustafës për kryetar të Komunës së Sharrit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor....

Posta e Kosovës nderon tenorin Ramë Lahaj

Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Ramë Lahaj, një nga zërat më të...

Lajmet e Fundit