8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Drejtori Tarashaj mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

Panairi i Artizanateve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, solli së bashku bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit dhe ato të Tetovës për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët turistik.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, i shoqëruar nga zyrtarë të kësaj drejtorie, morën pjesë sot në Panairin e Artizanateve, që u mbajt në Tetovë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në këtë panair, bizneset dhe organizatat joqeveritare nga Komuna e Prizrenit morën pjesë me produkte të ndryshme artizanale dhe krijuan mundësi bashkëpunimi me bizneset lokale të Tetovës.

Ky projekt ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të përbashkët turistik dhe ruajtjen e traditave të pasura kulturore dhe artisanale të rajonit.

Pjesëmarrësit në panair patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe ide për zhvillimin e biznesit dhe të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy komunave, si dhe të promovojnë mundësitë për rritjen e turizmit dhe zhvillimin e sektorit artizanal.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për mjete bujqësore

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka shpallur thirrjen për aplikim për...

Lajmet e Fundit