Një moment historik po troket për klubin KF ‘Drini i Bardhë’ nga Hasi i Prizrenit,Këtë të dielë do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë ndonjëherë në Ligën e Dytë të Kosovës. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, që u përmbyll me titullin e kampionit dhe ngjitjen në një ligë më të lartë, ekipi është gati të fillojë një kapitull të ri.
Ndeshja inauguruese do të luhet të dielën, më 24 gusht 2025, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku KF ‘Drini i Bardhë’ nga Hasi do të përballet me KF ‘Fushë- Kosova’.
Klubi ka bërë thirrje për përkrahje masive nga tifozët, të cilët gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e suksesit të ekipit.
“Tifoze të dashur, ju që keni qenë gjithmonë pranë nesh – zemra e ekipit jeni ju! Ejani të mbushim tribunat, të krijojmë atmosferën që meriton ky moment historik dhe të përkrahim ekipin tonë në këtë start të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
KF Drini i Bardhë nga Hasi synon ta nisë me sukses këtë edicion të ri, duke dëshmuar vlerat e tij në skenën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren