6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Drita Millaku: Reagimi Fatmir Memajt, ishte reagim idiotësie

Drita MillakuKuvendarja e VV-së në Prizren Drita Millaku ju ka kundërpërgjigjur reagimit të anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Fatmir Memajt. Ajo reagimin e Memajt e quan deklaratë prej idiotësh.

Postimi i plotë në Facebook

Reagim ndaj deklaratave të sekretarit të degës së LDK-së në Prizren, z. Fatmir Memaj
Më vjen keq që reagimi juaj po më detyron t’i them disa gjera që ju po i maskoni. LDK nuk është prioritet i yni. Sidoqoftë, të deklarosh se LDK nuk sheh zi në rrethana ku krimi, korrupsioni dhe kriminaliteti i pushtetit të PDK-së në Prizren ka ngulfatur çdo sferë të jetës publike, është treguesi më i qartë se subjekti që e quan vetën “opozitë” ka mentalitet të njejtë politik si bashkëpunëtorët e tyre në pushtet. Kjo vërehet edhe në deklaratat idiotësie tuaja kur flitni për bashkëpunim të VV-së me PDK-në në Prishtinë. Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Prishtinë e solli në pushtet qytetari i cili është ngopur nga qeverisja mafioze e subjektit dhe kryetarit tuaj, të cilët për 15 vite me radhë e rrjepën atë Komunë për interesa klanore të Hamitovitve dhe sojit të tyre. Dhe pikërisht PDK dhe LDK kanë kauzë të vllazëurar në Kuvendin Komunal të Prishtinës për ta sabotuar pushtetin qytetar të Shpend Ahmetit.

Po ju kthehemi Prizrenit. Në vend të demagogjisë dhe shthurrjeve të imagjinatës në reagimet e tuaja publike, kritika jonë drejtuar juve mbështetet ne fakte. Po e përsërisë, anëtarët tuaj të Kuvendit janë bashkëpunëtorë të ngusht të pushtetit. Nuk është çështja vetem tek kalmi i Planave rregulluese Urbane. Bashkëpunimi juaj shkon edhe më thellë, në mbështetje reciproke, të kauzave biznesore dhe aktiviteteve tjera të dyshmita dhe manipulimeve me tender. Anëtarët e kryesisë suaj, janë edhe donator të PDK-se. Po, po, financues të saj.

Në linkun e mëposhtëm, PDK si donator të saj në KQZ ka raportuar firmën e anëtarit tuaj të Kryesisë njëkohësisht asamblesitit tuaj në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Z. Qemajl Krasniqi. Në faqen 5, në numër rendor 12, figuron firma e zotriut në fjalë. Ky është kulmi i hipokrizisë dhe i dyftyrësisë. Andaj, kur po themi se ju jeni të njetë, nuk po ju hyjmë në hak aspak!
http://www.kqzks.org/…/dosja_e_informimit_publik_tvaaxurmcp…

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit