30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170 eurot për punëtorët.

Krasniqi ka thënë se me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pakos emergjente, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar në sistemet e këtij departamenti, shkruan Reporteri.net.

“Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Ekzekutimi i pakos emergjente

Siç jeni në dijeni, Ligji për rishikim të buxhetit hyri dje në fuqi (me 7 Gusht 2020). Me qëllim të mundësohet ekzekutimi i tij, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar (mbi 5,000 linja buxhetore) në sistemet e Buxhetit dhe Thesarit për të mundësuar ndryshimet në buxhetet e të gjitha organizatat buxhetore dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë të marra dje, në shumë mbi 95 milionë euro.

Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq.

Prandaj, me këtë rast dëshiroj të falënderoj stafet e të dy departamenteve për përkushtimin e tyre që kjo pako të ekzekutohet sa me parë, që i hap rrugë programit të rimëkëmbjes ekonomike.

 

Më Shumë

Rahoveci, bashkëfinancues i edicionit të 4-t të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Rahovecit është bërë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke theksuar...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit