3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Dy republika në një shtet

Bekim rexhepiShkruan: Bekim Rexhepi

Hashim Thaçin nuk e ndal as gjë ne vazhdën e kompromiseve, madje ai është bërë prodhuesi i “Republikave”. Së pari (fare të gaçme)- Republika e Kosovës, se afërmi edhe “Republika “Serbska e Kosovës”, e më vonë ndofta ndonjë republikë tjetër – turke, rome, kineze, mishmash republikash, me logon Republika Made in Thaçi.

Rrugëtimi i Kosovës në bisedimet politike me Serbin po shpie drejtë një “Republike te re”, e këtë në daç e kuptojmë në brendësi të shtetit apo ne daç e merrim në brendësi të Republikës së Kosovës, pak ka lidhje paradoksi i saj fillimisht , ndërsa aq reale duket në përditësimet tona politike.

Bisedimet teknike të palës shqiptare definitivisht e huqën cakun – nacional dhe shtetëror të Kosovës. Këto bisedimet të ashtuquajtura teknike u bënë fare politike dhe nuk kemi se pse të mendojmë ndryshe për gjëra teknike kur ato tashmë janë politike. Diçka e tillë është alarmuar në fillim se nuk ka bisedime teknike porse ato do të jenë politike, tash vërejtja jonë konsiston ne alarm se do të ndodhi edhe “Republika e re”, brenda shtetit apo brenda vet Republikës së Kosovës.

Hashim Thaçin nuk e ndal as gjë ne vazhdën e kompromiseve, madje ai është bërë prodhuesi i “Republikave”. Së pari (fare të gaçme) – Republika e Kosovës, se afërmi edhe “Republika “Serbska e Kosovës”, e më vonë ndofta ndonjë republikë tjetër – turke, rome, kineze, mishmash republikash, me logon Republika Made in Thaçi.

Në zgjedhjet e nëntorit, e dhjetorit – definitivisht duket se serbet e Kosovës janë më afër një legjitimimi funksional në realizimin e qëllimeve të tyre, qe pjesët e territorit të Kosovës në veri, të uzurpuara me dhunë e krime nga kriminel (edhe të luftës së fundit në Kosovë), të cilët nuk u gjykuan dhe nuk u dënuan për të bëmat e tyre asnjëherë sepse nuk kishte kush ti gjykonte dhe nuk kishte kush ti dënonte, shqiptaret viktima e krimit heshtën dhe po bëheshin gjithnjë e më shumë falës të tyre.

Edhe në këtë procesi zgjedhor i flokuar thinjeshe, po i zgërdhihet Kosovës me kontestimin e shtetësisë madje publikisht edhe para strukturave nderkombëtare në Kosovë si EULX-i dhe OSBE-ja. Po tentohet tu falet pikërisht të njëjtëve kriminel edhe legjitimiteti politik e udhëheqës ne ato pjesë territoriale ku për më shumë se 13 vite nuk ngurruan të tregojnë forcën e krimit dhe të dhunës. Madje fare lehtë u lihet e gjitha në duar, me një konfidencë politike që ata të legjitimohen disi, por që të mbesin formalisht brenda Kosovës.

Policët serb të Kosovës në veri , të cilët do të futen në “Policinë e Kosovës”, do të menaxhohen nga Serbia, ndërsa do të paguhen nga xhepi i buxhetit të shqiptarëve, ndërsa ata do të vazhdojnë akoma të shprehin mospajtim dhe të mos njohin shtetin e Kosovës. Ky është një absurditet politik i panjohur deri më tani në botë, e që ndodh në Kosovë, tamam si me Kaligulën, njëri prej perandorëve të Romës, që kalin e tij e kishte shpallë senator!.

Serbia, do që polic të një vendi “sovran” të mund të menaxhohen nga ta dhe në fund të paguhen nga buxheti i Kosovës, pavarësisht se ata do të punojnë kundër shtrirjes se sovranitetit të Kosovës në veri.

Kështu ka vendosur politika e udhëhequr nga qeveria e Hashim Thaçit, e cila tregoi më zell të jashtëzakontë vetën e saj, mashtrimin e shqiptarëve gjithnjë duke u shtirë si “çlirimtar” të tyre dhe në anën tjetër duke u treguar kompromisaxhi të pashtershëm, e krejt në dem të shtetit të Kosovës. S’ka se si të kuptohet ndryshe, sepse po këtë muaj me 13 dhjetor do të vazhdojnë dialogun mbi çështjet e tjera, e sidomos për gjykatën në veri të Kosovës!. Me gjasë, Thaçi do të pranoj që serbet të mos u nënshtrohen fare gjykatave të udhëhequra nga shqiptarët, por vetëm atyre gjykatave të udhëhequra nga serbe. Më këtë përfundimisht serbet e veriut, do ta kanë në duar e tyre edhe legjitimitetin e Prishtinës dhe të ndërkombëtarëve, për të finalizuar edhe ligjërisht Republikën serbe të Kosovës.

Ndofta më pastaj do të mund të kishim edhe një ide për ndonjë konfederatë të Kosovës, ku Republika e shqiptarëve dhe ajo e serbëve, do të ngujoheshin në të ashtuquajturën Konfederata e Shqiptaro-Serbe e Kosovës. Ky është mallkimi politik qe vije nga qeveria Thaçi, para se të vije kjo e zezë për Kosovën, ka shanse dhe gjasa shpëtimi, e njëra prej tyre është që qeveria e Thaçit të rrëzohet apo të largohet nga qeverisja.

Më Shumë

Lajmet e Fundit