Dy super derbi sot në Superligë, vëmendja në Suharekë

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.

Patjetër që vëmendja është te derbi i dy ekipeve që po luftojnë për titullin e kampionit, Ballkanit dhe Prishtinës.

Aktualisht Ballkani ka 55 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Drita që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Prishtina gjendet e treta me 51 sosh.

Ndeshja tjetër derbi është ajo mes Feronikelit dhe Llapit që luhet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të dy ekipet nuk kanë gjasa më për titull, por do të përpiqen ta sigurojnë sa më parë mbijetesën, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se të dyja këto përballje nisin me fillim nga ora 15:00.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit