8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dyshime për keqpërdorime në blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit në Prizren

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze. Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut. Ndërsa aktivistë të shoqërisë civile kanë pohuar se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë këtë kontratë.

Dallim prej tyre zyrtarët e lartë komunalë kanë theksuar se produktet e kësaj kontrate i kanë specifikat e veta që bazohen në standarde ndërkombëtare dhe kanë shtuar se negocimi është bërë nga Zyra e Prokurimit.

Në kontratën mes Komunës dhe operatorit ekonomik që do të bëjë furnizimin shkruan se prokurimi është bazuar në kërkesën e Drejtorisë së Shëndetësisë.

“Pas ngjarjeve të ndodhura me përhapjen e pandemisë së koronavirusit, Komuna e Prizrenit mori vendim që të bëjë furnizimin nga një operator ekonomik me material sanitar, si dhe dezinfektues e masa mbrojtëse me synim të zvogëlimit të përhapjes së kësaj pandemie, raporton KOHA.

Nga kjo arsye është arritje kjo marrëveshje e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, shkruan aty, teksa theksohet se çmimi total i furnizimeve është 102 mijë euro me periudhë të realizimit prej 3 muajve kalendarik. Kësisoj, Komuna është pajtuar që 600 maska për fytyrë FFP2-FP2 t’i blejë me çmimin 8.9 euro për copë, pastaj 1000 tesha me mbulim të plotë me certifikim të CE me çmimin 25 euro për copë, 1.000 mantele njëpërdorimëshe për çmimin 3.7 euro për copë.

Kjo komunë ka arritur marrëveshje që të blejë 200 maska mjekësore për fytyrë me çmim 31 euro për copë, si dhe dezinfektues për duar 200 litra, me çmimin 14 euro për litër. Gazeta ka gjetur se Komuna e Dragashit me procedurë të ngjashme të prokurimit është pajtuar që maskat ffp2 me filtër t’i blejë për 3.8 euro copën, derisa maskat ffp3 me filtër i ka blerë për 7 euro copën.

Veshjet komplet, por të madhësive të ndryshme i ka blerë 10 euro copën. Ndërsa Komuna e Prishtinës është pajtuar që maskat FFP2 t’i blejë 8.5 euro copën, derisa veshje mbrojtëse për tërë trupin ka blerë me çmimin 11 euro për copë. E dezinfektues për duar ka blerë me çmimin 12.5 euro për litër. Dragashi dhe Prishtina edhe dorëzat i kanë blerë më lirë sesa Prizreni./KOHA/

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit