Dyshohet se trafikonte njerëz, arrestohet në Vërmicë gruaja e cila ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Vërmicë e cila sipas policisë dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

E njëjta është ndalur në ndalim policor e më pas dërgohet në gjykatë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Prishtinë  lidhur me veprën ‘trafikim me qenie njerëzore’ është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta është ndalur në ndalim policor deri në mëngjes dhe më pastaj të dërgohet në Gjykatë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit