Edhe Rahoveci bëhet me Zonë Ekonomike

Është nënshkruar vendimi mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Opterushë, Komuna e Rahovecit, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacion në fuqi janë plotësuar.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, theksoi se janë paraparë 34 hektarë ku do të vendosen bizneset e huaja dhe vendore, duke ndikuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar zona ekonomike. Kjo zonë do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë hapësira sa më të mira për ta ushtruar veprimtarin dhe numri i të punësuarve parashihet të jetë rreth 600 persona”, tha Shala.

Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

MTI do ta financojë infrastrukturën e kësaj zone me rreth 3 milionë euro duke i kushtuar rëndësi zhvillimit ekonomik të vendit.

Investimet nëpër komuna do të vazhdojnë me ndërtimin e zonave ekonomike dhe inkubatorëve, duke bërë që Kosova të jetë vend atraktiv për të bërit biznes.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit