Edin Shehu zgjedhet Shef i Shtabit të Nismës në Prizren

Edin Shehu është zgjedhur Shef i Shtabit të Nismës në Prizren, për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Zgjedhja e tij është bërë sot.

“Dega e Nismës në Prizren mbajti takimin e radhës me kryesinë e degës, në takim u diskutua për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, dhe formimi i shtabit zgjedhor të degës”, njofton Nisma në Prizren.

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit,Zafir Berisha, tha se ky subjekt politik është oferta më e mirë dhe më serioze për qytetarët e Prizrenit.

“Andaj angazhimi maksimial dhe unifikimi i plotë i secilit prej nesh është i domosdoshëm në mënyrë që me 17 tetor Prizrenin përfundimisht ta kthejmë në vendin që meriton”.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit