Egjipt, zbulohet një varr 4.400 vjeçar

Ministria e Antikuiteteve të shtunën tha se varri ka gjasa t’i përkiste një zyrtareje të lartë gjatë Dinastisë së Pestë të Egjiptit të lashtë të njohur si Hetpet.

Arkeologët egjiptianë thonë se kanë zbuluar një varr të vjetër rreth 4.400 vjeç pranë piramidës në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Antikuiteteve të shtunën tha se varri ka gjasa t’i përkiste një zyrtareje të lartë gjatë Dinastisë së Pestë të Egjiptit të lashtë të njohur si Hetpet. Në varr ka piktura në mure ku shihet se si Hetpet vështron skena të ndryshme të gjuetisë dhe peshkimit.

Mostafa Al-Waziri, kreu i ekipit arkeologjik, tha se pikturat përshkruajnë një majmun, i cili në atë kohë shpesh është ruajtur si kafshë shtëpiake, duke mbledhur fruta dhe vallëzim me një orkestër.

Ai beson se Hetpet, ishte një grua që besohet të ketë qenë e afërt me sundimtarët e lashtë egjiptianë të lashtë dhe se ajo kishte edhe një tjetër varr në nekropolitin perëndimor në Giza, ku ishin varret e zyrtarëve më të lartë të mbretërisë së vjetër egjiptiane.

Al-Waziri shtoi se vijojnë gërmimet në një tjetër varr.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit