6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Elefantët në kopsht” me kujtime nga Prizreni e betejën për identitet

Prizrenin e kishte lënë në moshën 10-vjeçare kur kishte migruar me familjen në Zvicër. Por, shumë vite më vonë kujtimi i qytetit të fëmijërisë bashkë me një “gënjeshtër” mbi të, u bë letërsi.

Një jetë që ngjan sikur e përhumbur mes një vendlindjeje të braktisur qysh në vogëli dhe një Zvicre të huaj e të vështirë për ardhësit e rinj. “Elefantët në kopsht” (në origjinal “Elefanten im Garten”, botim i “Limmat”) është romani i parë debutues që e bëri Meral Kureyshin, emër premtues në “kantonin” letrar helvetik, shkruan sot Koha Ditore.

E lindur në Prizren më 1983, Kureyshi ka studiuar në Institutin Zviceran të Letërsisë në Bern. Në kryeqytetin zviceran ku jeton, ajo ka themeluar “Lyrikatelier” (Studioja Lirike) përmes të cilit u ofron momente letrare të rinjve dhe atyre që kanë vështirësi për t’u socializuar me jetën zvicerane.

Të mërkurën mbrëma botimi në shqip i romanit të saj të vlerësuar, “Elefantët në kopsht”, u përurua nga qendra “Multimedia” në bashkëpunim me rrjetin letrar “Traduki”.

Në mbrëmjen letrare, të moderuar nga Ardiana Shala, autorja Kureyshi dhe përkthyesi i kësaj vepre, Enver Robelli, kanë lexuar fillimisht shkëputje nga libri në gjermanisht dhe shqip.

I botuar në gjermanisht më 2015, ky roman ka bërë që ajo të nominohej për “Swiss Book Prize”, kurse një vit më vonë ajo fitoi çmimin e kantonit të Bernit për Letërsi. Po ashtu, më 2016 ajo ishte zgjedhur për Festivalin “Frauenfeld liest ein Buch”.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit