10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Elhaida Dani përfaqëson Shqipërinë në Eurovision (Video)

Elhaida Dani-rtshElhaida Dani është fituese e edicionit të 53-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Shqiptar.

Finalja e këtij festivali është mbajtur të dielën, e Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Është kënga ‘Diell’ nga këngëtarja Elhaida Dani që do të dëgjohet në maj në shtetin nikoqir të garës më të madhe të muzikës në Evropë, që këtë vit është Austria.

Këtë vit ka qenë një konkurrencë mjaft e fortë duke marrë pjesë artistë mjaft të njohur dhe kushdo që do zgjidhej do të na përfaqësonte denjësisht, por juria e festivalit ka vendosur për Elhaida Danin.

Çmimi i publikut i ka shkuar grupit Offchestra për këngën e tyre ‘Bajram’ ndërsa interpretuesi më i mirë i festivalit është shpallur Gjergj Leka me këngën ‘Himn’.

Vendin e tretë ka marrë kosovarja Linda Halimi me ‘S’të fal’, Bojken Lako vendin e dytë me ‘Të ndiej’.

Elhaida është fituesja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013, ndërsa tani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

http://youtu.be/ksuh4aGu8Vk

Më Shumë

U mbajt tubim përkujtimor pas ndarjes nga jeta të profesorit Hajdar Mallaku

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, mësimdhënës dhe krijues letrar...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit