9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Emërllahu pasi fitojë çmimin ‘Ylli i Javës’: Na pret një rrugë e gjatë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës’.

Ky çmim për javën e 13-të në Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Lindon Emërllahu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i Javës’ për xhiron e trembëdhjetë t’i takojë Lindon Emërllahut, i cili me lojën e tij kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tre pikëve të skuadrës së tij, FC Ballkani, që mposhti FC Malishevën me rezultat 1:0, kështu duke ruajtur kryesimin në tabelën e Albi Mall Superligës.

Pasi mori këtë çmim, Emërllahu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme. Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë. FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu e bllokim rrugësh në Prizren

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në Prizren dhe në disa fshatra të komunës. Përveç dëmeve në shtëpi dhe biznese, janë shënuar edhe...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit