10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Emetohen pullat postare në nderim të artistit Simon Shiroka

Në kuadër të tematikës arti pamor, Filatelia e Postës së Kosovës lëshon sot në qarkullim tri pulla postare me pamje të veprave të artistit tonë Simon Shiroka.

 “Krijimtaria e tij artistike zë një vend të merituar jo vetëm në artin pamor shqiptar por edhe në artin ndërkombëtar.

Motivet e krijimeve të tij burojnë nga trashëgimia kombëtare. Rozeta, skulptura, arti bashkëkohor, piktura, maska dhe grafika, janë kategoritë në të cilat ndahet arti i Simon Shirokës. Kritikët i vlerësojnë si art mahnitës veprat e filigranistit prizrenas të punuara me argjend, ari, bakër dhe materiale të tjera. Punimet e tij u përdorën edhe për zbukurim të veshjeve tradicionale shqiptare”, thuhet në kominikatën e Postës së Kosoves, duke u shtuar se valltari, gruaja e vetmuar, fyelli i okarinës, maska, figura abstrakte e skica me ngjyra dhe bardhezi zënë vend në veprat e tij të shumta, që vazhdojnë të ruhen me dashuri e kujdes të veçantë nga familja e tij.

 “U lind më 1927 në Prizren, ndërkaq ndërroi jetë në vitin 1994, në Prishtinë. Pamjet për pullat postare janë siguruar nga familja Shiroka, të cilën Posta e Kosovës e falënderon përzemërsisht.

 

 Veprat e artistit tonë janë prezantuar në ekspozita të ndryshme kolektive dhe individuale, e nga sot, përmes shërbimit postar, do të ekspozohen gjithandej në botë. Kjo na bën jashtëzakonisht krenar”.

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Lajmet e Fundit