Eva Longoria dëshiron të kthehet prapa në kohë

Ajo është një prej femrave më të bukura në botë dhe ndonëse 40 – vjeç, Eva Longoria ka trup për t’u pasur zili.

Por aktorja amerikane thotë se do të donte shumë të kishte edhe njëherë trupin prej 20 – vjeçareje. “Më lini t’ju them, i dua të dyzetat e mia, por do të doja trupin që kisha kur isha 20 – vjeç”, deklaroi ylli për “DailyMail”.

Eva Longoria u bë e famshme fillimisht në vitin 1998, kur u shpall Miss Corpus Christi. Ajo ka luajtuar në disa filma dhe ka rrëmbyer disa herë çmime si “Femra më seksi e vitit”.

40 – vjeçarja është e njohur për trupin super seksi dhe këtë e tregoi edhe herën e fundit që u shfaq me bikini gjatë pushimeve në Capri.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Lajmet e Fundit