Çka bëhet në rast se gastronomët nuk kanë ujë të pijshëm, sipas vendimit të Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ua ka bërë obligative lokaleve të gastronomisë që të mos i privojnë klientët nga uji i pijshëm nga rubineti, në rast se furnizohen nga ujësjellësi publik. Por, çka bëhet në rast se lokalet s’kanë ujë të pijshëm?

Sipas vendimit të Qeverisë të publikuar në faqen zyrtare, në rastet kur në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet të furnizohet nga ujii puseve, rezervuarëve apo rrjeti i cili nuk menaxhohet prej Kompanive Rajonale të Ujit, pronari i biznesit obligohet që të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajisjet me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKPSHP’ja.

“Të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit në përputhje me nenin 7 dhe nenin 8 të Udhézimit Administrativ Nr. 10/2021 për Cilësinë e Ujit té Destinuar për Konsum Njerëzor;

Që të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombétar për Shëndetësi Publike dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, thuhet në vendim./Gazeta Express

 

 

 

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit