6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fahri Musliu: Skënderbeu dhe Adem Jashari u poshtëruan në Prizren

Veterani i gazetarisë, Fahri Musliu ka kritikuar skulpturën e shtatores së Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u zbuluan dje në Prizren.

Sipas tij, dy figurat emblematike të historisë shqiptare u poshtëruan në Ditën e Flamurit.

Postimi i gazetarit  Fahri Musliu

Tallje me figurat historike

Dje, më 28 Nëntor, në Prizren u zbuluan tri përmendore: dy të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe një e Adem Jasharit, dy figura emblematike të historisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj kosovare. Pamja e këtyre dy figurave është tallje dhe poshtërim i këtyre dy heronjve por edhe i qytetit të Prizrenit.

Ato nuk i prezantojnë personat në fjalë në origjinalitetin e tyre, nuk kanë mesazh dhe janë vendosur në vende të papërshtatshme. Veçmas përmendorja e Adem Jasharit në hapësirën e qendrës tregtare “Abi Çarshia” , e jo në vendin publik, që nënkupton privatizimin e këtij personaliteti nga një kompani private.

Kujtoj se këshilltarët e Kuvendit komunal, që janë vendosur për ngritjen e këtyre përmendoreve, oa I pyetur qytetarët, duhet ta analizojnë këtë situatë dhe marrin vendim për heqjen e tyre dhe punimin e figurave origjinale, dhe njëkohësisht nga autorët të kërkohet kthimi i parave.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që përmendoret e ngritura në Prizren pas luftës për heronjtë apo dëshmorët, por jo edhe për figura të rëndësishme të kulturës, asnjëherë nuk janë punuar me seriozitet dhe prezantimin e tyre në origjinal, kuptohet duke çuar edhe mesazhin konkret për sot dhe nesër.

A do të thotë kjo se tërë shoqërinë kosovare, veçmas atë prizrenase, e ka kapluar injoranca, tallavaja, kiçi, dhe në përgjithësi antivlerat, dhe kah po shkon shoqëria kosovare. A duhet të pajtohemi me këto dukuri që po marrin përmasa marramendëse? Pse po heshtin profesionistët, intelektualët, qytetarët, dhe deri kur?

Më Shumë

Lajmet e Fundit