10.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Fahrije Hoti, gruaja që udhëheqë fshatin Krushë

Fahrije Hoti është njëra nga gratë, burri i së cilës është marrë me forcë nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Por, edhe pse kanë kaluar 24 vjet, ende nuk dihet për fatin e tij.

Bashkimi, burri i saj, nuk është viktimë civile, siç thuhet në statusin e viktimave të luftës. Pse viktimë civile, kur dihet se ai dhe të tjerët nuk kanë pasur armatim me
u mbrojt?

Sidoqoftë, pas lufte ajo dhe gratë e tjera të Krushës, në luftë për mbijetesë, janë marrë, kryesisht, me punë bujqësore.

Fahrija qe më e angazhuara në këtë drejtim dhe formoi Kooperativën bujqësore “Krusha”, të cilën e udhëheqë me sukses. Fahrija e ka nisur punën në formimin
e kooperativës në vitin 2005, me një grup të grave.

Biznesi i saj, që të mbijetojë ajo dhe gratë e tjera të Krushës, merret me përpunimin e turshive dhe të ajvarit dhe shitjen e tyre.

Dhe, tash janë mbi 50 gra në kooperativë dhe mbi 100 fermerë, me të cilët kanë marrëveshje për t’ia marrë produktet, të cilat i shesin për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por kanë arritur të organizohen dhe të kenë suksese, sa deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, në një vizitë që u bëri grave të Krushës, çmoi punën e tyre, madje i quajti heroina.

Fahrije Hoti është shpallur “Evropiania e vitit 2022”. Ajo ka theksuar se ka pasur mbështetje nga institucionet qendrore dhe lokale, por jo edhe të mjaftueshme.

 

Më Shumë

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Ndahet nga jeta aktivisti i LDK-së në Prizren, Liri Gashi

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Liri Gashit, aktivist dhe nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Atmaxhë të...

Lajmet e Fundit