19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Familja për gjashtë javë ruajti trupin e pajetë të artistes japoneze në dhomë, ata i raportoi një farmaciste pasi kundërmonin si “kufoma”

Një familje me prejardhje nga Japonia që fillimisht u akuzua pasi që për tri jave fshehu “mbetjet” e një anëtari të vdekur të familjes në dhomën e gjumit, raportohet se nuk do të procesohet.

Trupi i Rina Jasutake, 49-vjeçe, artistes që ishte studente e Universitetit të Kembrixhit, u gjet e vdekur në shtator të vitit 2018 në shtëpinë në Helmsley (North Jorkshire), Britani, transmeton Telegrafi.

E ëma e saj Mishiko Jasutake, 78-vjeçe, motra Joshika, 55 dhe vëllait Takahiro, 49-vjeç, kanë ruajtur kufomën për gjashtë javë pas vdekjes së saj, pavarësisht që kishte filluar të dekompozohet.

Policia gjeti kufomën pas raportimit të një farmaciste, e cila u tregoi se familja kishte blerë te ajo sasi të madhe se alkoolit medicinal dhe se “kundërmonin sikur të ishin kufoma”.

Mishiko, Yoshika dhe Takahiro janë deklaruar vitin e kaluar se nuk janë fajtor për parandalimin e varrimit sipas traditave, e gjykata dje ka vendosur se nuk do të gjykohen për këtë vepër.

Familja po kërcënohet me burgim maksimal – deri në burgim të përjetshëm.

“Tre të akuzuarit vuajnë nga një sëmundje e rrallë psikike”, ka thënë gjykatësi Sean Morris, shkruan Daily Mail.

Gjatë gjykimit në nëntor të vitit 2019, gjykatësja Sara Tirer ka thënë se policia ka gjetur mbetjet e Rinas pasi që një farmaciste i kishte telefonuar policisë pasi brengosej për sasinë e madhe të alkoolit medicinal që ata kishin blerë.

“Kundërmonin sikur të ishin kufoma”, tha ajo duke theksuar se ata gjatë kohës kishin folur se si më të do ta përdorin për ta pastruar një person që quhej Rina Jasutake.

“Më vonë të njëjtën ditë policia arriti në adresën e dhënë nga farmacistja, dhe brenda dhomës së gjumit gjetën të ndjerën e cila kishte filluar të dekompozohet”, shtoi Tirer në gjykatë. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryetari i Prizrenit viziton selinë e OKB’së

I pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në ShBA, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara...

Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët myslimanë: Me fat Fitër Bajramin!

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë : "Me fat Fitër Bajramin!". "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë...

Lajmet e Fundit