Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova.
Me ketë rast, Limaj ka thënë se vijnë çdo vit në Kleçkë për të nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Në këtë datë të vitit 1998 në vijën e frontit kanë rënë pesë bashkëluftëtarë në krye me Ismet Jashari- Kumanovën”, ka thënë ai.
Limaj ka theksuar se krejt kjo që kemi është falë sakrificës maksimale të djemve dhe vajzave të trojeve shqiptare të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Ata vullnetarisht janë përcaktuar për të dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Këto shenja janë dëshmia e gjallë për ne të gjallët t’i kujtojmë e t’i nderojmë për ata që bënë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe për të treguar se çka do që të bëjmë për Kosovën është pak krahasim më ata çka kanë bërë për të gëzuar lirinë. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.