27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Fatmir Limaj shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Tropojës

limaj ne tropojNë Bajram Curr, kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, u prit nga kryetari i komunës së Tropojës, Ram Kortoçi, dhe deputeti i zonës, Besnik Dusha, të cilët i ndanë titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “për kontributin e tij të veçantë në çështjen kombëtare, për pavarësinë e Kosovës dhe në përkushtimin e tij për zhvillimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit”.
Kryetari i komunës së Tropojës, Kortoçi tha se, Fatmir Limaj renditet mes personaliteteve më të shquara të Kosovës, si një statujë e shkëlqyer e luftës së saj për çlirim si dhe për ndërtimin e zhvillimin e Kosovës. Poashtu, duke nderuar Limajn me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Tropojës, ky qytet nderon gjithë ata bij e bija të Kosovës që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e saj, të gjithë ata që luftuan për Kosovën.

“Ndarja e këtij titulli përbën një vlerësim për Fatmirin, ashtu si për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Vlerësimi i tij me këtë titull, është vlerësim për kombin shqiptar, është vlerësim për historinë tonë të vjetër dhe të re, është vlerësim për të gjithë patriotët, për të gjithë ata që kanë luftuar për çështjen kombëtare, është vlerësim për vetë Shqipërinë dhe Kosovën”, theksoi Kortoçi.

Ndërsa, deputeti i kësaj zone, Besnik Dusha, tha se “vlerësimi që ne sot po i bëjmë Fatmir Limaj, është vlerësim për çdo luftetar të Kosovës, për çdo shqiptar të Kosovës, është vlerësim për Kosovën martire, dhe prania e Limaj sot këtu, e rrit edhe më shumë atë dashurinë që Malësia jonë, por edhe çdo shqiptar ka për Kosovën, krenarinë e përjetshme të kombit shqiptar”.

Limaj falënderoi komunën e Tropojës dhe qytetarët e saj, ku tha se është “i emocionuar nga ky nderim, aq më tepër që vjen nga një krahinë që e ka vuajtur ndarjen e kombit shqiptar, për shkak të lidhjeve natyrore me trevat kombëtare jashtë kufijve”.

Më Shumë

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Albulena Haxhiu është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit e cila u propozua nga Vetëvendosje, ndërkohë nga PDK e LDK, janë propozuar dhe zgjedhur Vlora Çitaku,...

Një person gjendet pa shenja jete në një restorant në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në një restorant në qytetin e Malishevës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e...

Lajmet e Fundit