11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Një dolli është për aktoren Megan Fox dhe rep artistin, Machine Gun Kelly – pasi që çifti ka bërë të ditur se janë fejuar.

Fox ka shpërndarë një video të fejesës në Instagram, e cila ka ndodhur më 11 janar dhe ka reflektuar për lidhjen e tyre.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly.

“Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishin ecur së bashku nëpër ferr dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të”, ka shkruar ajo.

“Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë ‘Po’”, ka shkruar Megan.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë ajo që mund ta quani të ndezur nga pasioni. Deklaratat e tyre publike të dashurisë dhe shfaqja e lidhjes në publik, e kanë bërë çiftin e preferuar të fansave të botës rozë.

Në shtator të vitit 2020, Mahcine Gun Kelly, kishte folur me Howard Stern për takimin me Megan Fox, në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”.

Machine Gun Kelly.

“Nuk e dija se çfarë ishte derisa unë dhe ajo bëmë kontakt me sy”, tha Kelly.

Kjo do të ishte martesa e parë për Machine Gun Kelly, i cili ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme.

Megan Fox dhe Brian Austin Green.

Fox ishte martuar më parë me aktorin Brian Austin Green, me të cilin ka tre fëmijë – nga ana e tij, Green e ka bërë të qartë se kur bëhet fjalë për ish-in e tij, nuk ka përshtypje të keqe.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit