0.8 C
Prizren
E diel, 29 Janar, 2023

Femrat e plota kënaqen më shumë në seks

Edhe pse nëpërmjet mediumeve çdo ditë plasohet bukuria ideale femërore, e cila nënkupton të jetë thatanike, pothuajse me trup tepër të hollë, një hulumtim ka treguar që femrat me trup më të plotë, megjithatë kënaqen më shumë.

Ekspertët e Universitetit të Oregonit kanë bërë një anketë anonime me pjesëtaret e gjinisë së bukur, nga të cilat nga të dhënat personale është kërkuar që të zbulojnë vetëm gjatësinë dhe peshën e trupit.

Pjesa më e madhe e pyetjeve kishte të bënte me jetën e tyre seksuale, shpeshtësinë e marrëdhënieve heteroseksuale të cilat i kanë, si edhe nivelin e kënaqësisë që cilin e ndiejnë gjatë seksit.

Rezultatet e anketës kanë treguar që trashaluqet shumë më tepër se thataniket kënaqen në seks dhe seksin e praktikojnë më shpesh.

Për shkak të trupit të tyre, trashaluqet e kanë më të vështirë të relaksohen në krevat, mirëpo kur e “kapërcejnë” këtë pengesë, nën çarçafë shndërrohen në hyjnesha.

Hulumtimi ka treguar që madje 92 për qind e trashaluqeve të anketuara kanë jetë të rregullt seksuale.

Gjithashtu, ato në këtë anketë janë “hapur” dhe kanë treguar se më shumë kënaqen në shtrat, si edhe më shpesh përjetojnë orgazmën.

Femrat thatanike (me peshë më të ulët trupore) kanë rezultate më të këqija, ndërkaq edhe ato nuk janë “të pashpresë”. 75 për qind e tyre kanë zbuluar që kënaqen në seks si edhe rregullisht arrijnë orgazmën.

Më Shumë

Rita Ora publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po bëhet gati për rikthimin e madh. Ajo ka paralajmëruar se më 27 janar do të publikojë këngën...

Përfundon gjykimi ku paditësi pretendon se SHSKUK ka përzgjedhur kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa” në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka përfunduar gjykimi në kontestin civil ndërmjet paditësit L.G dhe të paditurës Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i...

Lajmet e Fundit