Ferdinand kritikon Ronaldon: Nëse do isha trajner, do i thosha të ulej në stol

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kritikuar Cristiano Ronaldos për rolin që bëri pasi u zëvendësua ndaj Young Boys.

Ronaldo shënoi në pjesën e parë ndaj Young Boys, por skuadra zvicerane arriti ta përmbys shifrat.

Pasi u zëvendësua, Ronaldo disa herë u ngrit duke dhënë udhëzime te lojtarët dhe këtë e ka kritikuar ish futbollisti anglez.

“Nëse do isha trajner, duhet të jem i sinqertë, do i thosha të ulej në stol”.

“E kuptoj. Është i pasionuar, dëshiron të fitojë, është i dëshpëruar për fitore dhe nuk mund të ndalet”.

“Nëse kjo nënkupton të ngrihej pranë trajnerit, të jep udhëzime shtesë. Kur është dikush me qëndrimin dhe shtatin e tij në lojë, si mund të debatoni me të?”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ndeshja e radhës për Man Unitedin është kundër West Hamit këtë të diele.

Man Utd news: Rio Ferdinand defends Solskjaer's subs in Young Boys loss |  Metro News

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit