17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Festimi me shqiponjë dykrenare ndalohet nga drejtori sportiv i Zvicrës

Në Kupën e Botës së vitit 2018 pati dilema të mëdha morale për FIFA-n, pasi Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare, në ndeshjen kundër Serbisë.

Pas dy muajsh, këto dy kombëtare do të përballen përsëri në Kupën e Botës Katar 2022, dhe drejtori sportiv i Zvicrës ka kërkuar nga lojtarët me origjinë shqiptare, të mos festojnë si në vitin 2018.

Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje, duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër”, tha Pierluigi Tami.

“Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës”, shtoi ai.

Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që shkaktojnë reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, përfundoi Tami.

Në vitin 2018, të dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan kundër Serbisë, dhe festuan duke bërë shqiponjën dykrenare.

Në një anë, Xhaka shënoi golin e barazimit, ndërsa Shaqiri shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes.

Ata u gjobitën nga FIFA për festimet e tyre, por nuk u dënuan asgjë më shumë pasi FIFA besuan që festimet e tyre nuk thyen rregullat.

/Albanianpost.com

Bashkëshorti i së ndjerës Leonora Shala kërkon drejtësi, i shkruan kryeprokurorit Kelmendi dhe ministres Haxhiu

Faton Shala, bashkëshorti i të ndjerës Leonora Shala nga Malisheva, e cila ka vdekur gjate marrjes së shërbimeve stomatologjike në Malishevë, është shprehur i...

Bashkëjetoi me të miturën, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me të një të mitur.   Policia bën të ditur se e mitura...

Lirikë stine

Lajmet e Fundit