Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi, në Kuvendin e Kosovës i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë se e tradhtoi besimin e qytetarëve që e votuan në zgjedhjet e tetorit dhe e zhgënjeu Rudin.
“I nderuar kryeministër, besova në ju dhe në këtë koalicion, por sot ndihem keq dhe jam shumë i zhgënjyer me juve”, i ka thënë Rudi kryeministrit.
“Besimi më është thyer, sot e kemi tradhtuar besimin që e kemi marrë me 6 tetor”.
Tutje, Rudi tha se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët.
“Sot është tradhtuar edhe SHBA’ja, raportet më të cilët janë në nivelin më të ulët që nga tentativa e shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, shtoi Rudi.