FIFA, ja me sa ndeshje mund të dënohen Xhaka e Shaqiri

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund të pezullohen me dy ndeshje mos lojë.

FIFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Xhakës dhe Shaqirit për shkak se festuan duke e bërë shqiponjën pas golave në fitoren 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë.

Pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit, se festimet tyre ishin “festim politik”, FIFA nisi hetimet dhe mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun.

Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje mos lojë.

Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, që kundërshtar mund të kenë Meksikën, Suedinë ose Gjermaninë.

“Shaqiri i zemëroi serbët duke veshur atletet të mbushura me flamuj të Zvicrës dhe vendit të tij të lindjes, kurse mesfushori i Arsenalit, Xhaka, bërtiti “Kosovë” ndërsa festoi golin e bukur që realizoi kundër Serbisë”, shkruan The Sun.

Në anën tjetër, “Telegraph” jep lajmin e mirë për të gjithë, pasi shkruan se gjasat për ndëshkimin e dyshes shqiptare të Zvicrës janë të vogla pasi që edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtarë të FIFA-s dhe flamujt e tyre shfaqen në ndeshje ndërkombëtare. /Insporti.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit