8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Filarmonia e Kosovës shënon 15-vjetorin e themelimit

Me një koncert solemn Filarmonia e Kosovës do ta shënojë 15-vjetorin e themelimit, më 24 nëntor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 20:00.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë për media tregoi se në këtë koncert Kori i Filarmonisë do të prezantojë katër vepra të kompozitorëve shqiptarë, nën dirigjimin e Rafet Rudit, kurse në pjesën e dytë, atë simfonike, do të prezantohen tri vepra, përfshirë edhe dy të Vinçenc Gjinit dhe Krist Lekajt, kompozitorë këta që shënojnë 80-vjetorin e lindjes. Kjo pjesë dirigjohet nga dirigjenti shqiptar që jeton e vepron jashtë vendit, Arbër Dhomi.

“Ky është një jubile numerikisht jo shumë i madh por shumë i rëndësishëm për ne që konsiderohemi institucioni më i lartë muzikor në vend”, tha Jashari.

Në këtë konferencë nuk u la pa u përmendur as mungesa e një salle universale për koncerte, opera e balet dhe duke folur në këtë drejtim, drejtori i Filarmonisë së Kosovës tha se ata tanimë janë lodhur nga kjo zvarritje e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës dhe se po vazhdojnë të punojnë në kushte te mjerueshme, me shpresë që të paktën 20-vjetorin ta presin në një sallë të dinjitetshme.

Koncerti për 15-vjetorin e themelimit po organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës. /KosovaLive

Filarmonia e Kosoves-Koncert Solemn

Më Shumë

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit