11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Filloi “Sculp’Edu” në Prizren, “Trashëgimia jonë, Kultura jonë”

SculpFest9-18Edicioni i dytë i Sculp’Edu që organizohet nga Sculp’Fest startoi mbrëmë në qytetin e Prizrenit. Në këtë aktivitet marrin pjesë nxënës e studentë nga rajoni si dhe artistë vendorë dhe ndërkombëtarë që prezantojnë punimet dhe përvojën para të rinjve. Sculp’Edu sivjet zhvillohet nga 18 deri më 22 Shtator.

Hapjes solemne të Sculp’Edu 2 i parapriu debati “Kur do të pushoj ky degradim” të mbajtur të mërkurën nga ora 19:00 në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, derisa ceremonia e hapjes u zhvillua nga ora 20:00, me ç’rast u prezantua edhe instalacioni i Shpend Havollit (Kosovë) dhe Myriam Hammam (Francë).

“Ideja për me e trajtua temën e trashëgimisë kulturore gjatë pesë ditëve të festivalit rrjedh prej zhvillimeve negative në këtë fushë, jo vetëm në Prizren por në tërë Kosovën. Trashëgimia kulturore është në rrezik dhe dita-ditës po degradohet më shumë, në secilin aspekt të mundshëm. Në ditët e fundit kjo është aq e dukshme saqë është bërë pengesë dhe njeriu nuk mund të ec i lirë”, thotë Drejtori ekzekutiv i SculpFest, Leutrim Fishekqiu.

Sculp’Fest angazhohet që shoqëria të kuptoj se monumentet dhe objektet e trashëgimisë kulturore janë vlera të përbashkëta që e simbolizojnë këtë civilizim dhe se është obligim i secilit pjesëtar të shoqërisë që t’i ruaj ato nga shkatërrimi.

Motoja e Sculp’Edu 2 është “Trashëgimia jonë, Kultura jonë”.

Në kuadër të këtij koncepti edhe skulptori kosovar, Shpend Havolli ka përgatitur instalacionin e tij të titulluar “Lumi” e të punuar më gurë, që u prezantua në hapje të Sculp’Edu 2.

“Prizreni është një kronike e gjallë në gur e lumi i jep edhe më tutje hijen e rëndë dhe freskuese. Duhet përkujtuar se traditat tona lidhen ngushtë me gurët, lumin dhe dritën. Pranë gurëve kemi jetuar me shekuj dhe duke i shfrytëzuar ato kemi ndërtuar shtëpi, pallate e qytete”, thotë Havolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Fillojnë punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Polluzhë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në fshatin Polluzhë të Rahovecit  i cili do të jetë i pajisur me standarde bashkëkohore. Sipas...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit