4.1 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Fillon Kongresi i FIFA-s, FFK mbështet Infantino-n për mandatin e ri

Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror.

Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar.

Në këtë Kongres, FFK përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

FFK vlerëson punën e mirë të presidentit Infantino dhe e sheh atë si njeriun e duhur në krye të futbollit botëror.

Ky i fundit ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjët dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.

FFK është krenare për bashkëpunimin e saj të ngushtë me FIFA-n dhe presidentin Infantino, i cili vitin e kaluar e vizitoi vendin tonë, duke  nxitur kësisoj edhe më shumë zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Bashkëpunimi i mirë me FIFA-n ka sjellë ndryshime të rëndësishme në futbollin tonë dhe sukseset e arritura janë falë punës së përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n.

FFK e uron Gianni Infantinon për mandatin e ri, duke besuar thellësisht se ai do të vazhdojë të bëjë një punë të jashtëzakonshme për zhvillimin e futbollit kudo në botë.

 Albanian Post

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet MVP e javës

Basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e javës pas paraqitjes së saj të shkëlqyer në xhiron e 14-të të Superligës së Femrave...

Moti për javën e ardhshme: I ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, reshjet...

Lajmet e Fundit